Moderatorja e njohur Roza Lati, ka konfirmuar së fundmi së është në një romancë dashurie.Me anë të një postimi në InstaStory, ish-banorja Big Brother është shprehur se dashuria shëron gjithçka.

“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë.

Mirëpo, personin që i ka rrëmbyer zemrën preferoi ta lërë mister.
Kujtojmë që Roza ishtë pjesë e edicionit të 3 të Big Brother Vip, aty ajo tregoi momentet e saj më të vështira në jetë, një ndër to edhe aborti që ka bërë para disa kohësh.
Gjatë një prime të BBV ajo është shprehur se nuk ka dashur ta rrisi fëmijën pa baba dhe ktë vendim e ka vuajtur shumë.
“S’ka shumë kohë që ka ndodhur, vitin që lamë pas. Mami më ka ndenjur afër gjithmonë. Unë e kisha marrë vendimin tim. Mami u mërzit për abortin, edhe unë gjithashtu por unë dua më shumë se kaq. Unë nuk dua vetëm një bebe unë dua familjen.
Sido qoftë unë momentin tim delikat kur mora vendimin e kam dënuar veten time. Unë i rash kokës time me grushta. Kalova nga e qara në një egërsi me veten time. Kam rrahur veten time. Një shoqe mora një telefon dhe mu përgjigj se nuk vinte dot sepse i dhimbte dhëmballa por më pyeti nëse e kisha marrë rrogën apo jo,” është shprehur moderatorja.

Tani duket se me ardhjen e një personi të veçantë, jeta e Rozes ka ndryshuar dhe është bërë më e bukur, e qartë kjo pasi e ka shtyrë moderatoren të bëjë një dedikim të tilllë para gjithë ndjekësve.
Kujtojmë që Roza ka pasur një lidhje dashurie me Arbër Treskun, një djalë prej Mirdite i cili njihej për jetën e luksit.
Mirëpo dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas një viti lidhje.
Kjo sipas modeatores ndodhi pasi ish-partneri i saj u largua nga Shqipëria dhe ata nuk mund ta menaxhonin një lidhje në distancë.

Gjithashtu Lati pati një romancë dashurie edhe me këngëtarin e njohur Stine, por ata u ndanë pasi sipas Rozës lidhja nuk ecte.
Vite më parë ish-banorja e Big Brother është shprehur në një interviste se lidhja e saj me Stinen ka qenë dashuria e saj e parë e madhe, por shumë e vështirë për një vajzë në moshën e saJ asajkohe për tu përballuar.
“Stine atëherë ka qenë 26 vjeç, unë 17 vjeç”.
Roza është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë e ndërlikuar dhe e ngarkuar emocionalisht për të. Kjo pasi, siç ka treguar ajo, këngëtari ishte në kulmin e famës dhe shumë vajza e kërkonin:
“Nuk mund të lidhesh me një djalë 26-vjeçar që është në kulmin e karrierës, simpatik, që i shkojnë të gjitha vajzat nga mbrapa sepse janë ‘fanse’, dhe një djalë lehtësisht i shpërqëndrueshëm. Sadoqë ai më kishte shumë përzemër, kemi pasur shumë përplasje. Njerëzit e tjerë nuk na kanë lënë të qetë.”
Ajo ka treguar se kjo lidhje ka mbaruar kur ajo ka qenë 20 vjeç, dhe i është dashur shumë kohë që t’ia lërë të shkuarës: ‘Unë mendoj se femrat mund ta harrojnë një dashuri të madhe vetëm kur vjen dikush tjetër që i bën ta duan më shumë se ai që kanë dashur.”


/Panorama Plus
© Panoramaplus.al
