Ashtu sikur në përralla na mësojnë se dashuria e vërtetë është e pandalshme dhe mesa duket yjet e Hollywood-it e vërtetojë këtë teori edhe në jetën reale. Shumë yje e kanë treguar vërtet artin e të qëndruarit të rinj dhe të ecjes me kohën, duke e bërë moshën veçse një numër të pakuptimtë.
1.Mick Jagger dhe Melanie Hamrick

Marrëdhënia e tyre filloi kur Melanie u takua me rokerin pas vdekjes së partneres së tij prej 13 vitesh. Pavarësisht diferencës së tyre 44-vjeçare, çifti ka një lidhje të bukur, si dhe një djalë 5-vjeçar së bashku.
2.David Foster dhe Katharine McPhee

Dyshja ishin miq për vite përpara se të fillonin të takoheshin dhe përfundimisht u martuan në vitin 2019. Këngëtarja amerikane u shpreh se nuk kishte dëshirë të dilte me të dashurin e saj , sepse ajo ishte shumë e shqetësuar në atë çka do të mendonin njerëzit. Kjo është martesa e dytë e Katharine dhe e pesta e muzikantit dhe producentit kanadez. Çifti gjithashtu ka një djalë
3.Dennis Quaid dhe Laura Savoie

Aktori i Parent Trap u takua me Laurën gjatë një ngjarjeje biznesi dhe marrëdhënia e tyre u zhvillua që prej asaj kohe. Kjo është martesa e tij e katërt dhe aktori ka deklaruar se e di që do të jetë martesa e tij e fundit, duke thënë: “Ndjehem sikur kam një partner të vërtetë në jetë”.
4.Jeff Goldblum dhe Emilie Livingston

Aktori i famshëm dhe gruaja e tij u martuan në vitin 2014. Çifti kanë 2 djem dhe familja gëzon një lidhje të fortë që mund të ndiqet përmes kanaleve të mediave sociale të çiftit të dashuruar.
5.Alec Baldwin dhe Hilaria Baldwin

Çifti i dashuruar u takua për herë të parë në Manhattan në një “mbrëmje të ngrohtë shkurti” në vitin 2011 sipas aktorit. Çifti me një diferencë moshe 26-vjeçare, u martuan në vitin 2012 dhe sot janë prindër të 2 vajzave dhe 4 djemve.
6.Richard Gere dhe Alejandra Silva

Aktori i Hollivudit dhe gruaja e tij 33-vjeçare më e re e njiheshin me njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë dhe filluan të takoheshin në vitin 2014. Një burim i afërt për çiftin zbuloi se, “Ata janë shumë rehat me njëri-tjetrin dhe argëtohen së bashku. .”
7.Steven Tyler dhe Aimee Preston

Para se të merrte një kthesë romantike, lidhja e çiftit filloi në nivel profesional pasi Aimee ishte asistentja personale e yllit të famshëm të rock-ut. Ata e bënë publike lidhjen e tyre zyrtarisht në vitin 2016 dhe romanca e çiftit ka lulëzuar që atëherë.
8.Bruce Willis dhe Emma Heming Willis

Aktori i njohur u takua me gruan e tij në vitin 2007 në palestrën e trajnerit të tyre të përbashkët. Dyshja u martuan në shtëpinë e tyre në Turks and Caicos 2 vjet më vonë. Çifti ka 2 vajza së bashku, përveç 3 vajzave të Bruce nga martesa e tij e parë me aktoren Demi Moore.
9.Mel Gibson dhe Rosalind Ross

Çifti filloi të takohej në vitin 2014 kur Rosalind, e cila është shkrimtare , e cila nënshkroi një bashkëpunim për të punuar një skenar në kompaninë e aktorit. Sa i përket faktit se ai është më shumë se dyfishi i moshës së saj, Mel deklaroi se ”mosha është vetëm një numër” dhe ajo që ka rëndësi është se ata e duan njëri-tjetrin.
10.Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Yilli i Hollivudit dhe e dashura e tij modele u përfol për herë të parë për një lidhje në vitin 2017. Deri në ditët e sotme, duket se lidhja e çiftit po ecën fort edhe pse dyshja dihet se janë goxha të rezervuar në lidhjen e tyre. Një burim ka treguar se, “Ai është shumë komod me Camilën dhe ata e kanë marrë shumë seriozisht”.
11.Madonna dhe Ahlamalik Williams

Në vitin 2015, Ahlamalik mori pjesë në audicion për të qenë një kërcimtar rezervë në turneun e ardhshëm të koncerteve të ikonës së muzikës, Madonnës. Pas kësaj ai u shfaq pothuajse në të gjitha shfaqjet e Madonna-s, por duket se dyshja filluan të takoheshin vetëm në vitin 2018. Sot ata janë ende bashkë dhe ne mund të shohim herë pas here pamje të Ahlamalik në faqen e Madonna-s në Instagram .
© Panoramaplus.al
