Tom Cruise dhe Ana De Armas thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes pas më pak se një viti bashkë.

Sipas mediave të huaja rozë, “shkëndija” e dashurisë mes tyre ishte shuar, duke i çuar ata në vendimin për të mbetur miq.
Sipas një burimi pranë çiftit për The Sun, “shkëndija mes tyre ishte shuar, por ata ende e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.
I njëjti burim shtoi se dy aktorët “kaluan shumë mirë së bashku, por koha e tyre si çift ka mbaruar” dhe theksoi se “ata do të mbeten miq të mirë, por nuk janë më në lidhje “.
Ai gjithashtu u shpreh se: “Ata thjesht e kuptuan se nuk do të ecnin përpara dhe se janë më mirë si miq”.
Thashethemet për lidhjen e tyre filluan në shkurt të vitit të kaluar, kur aktori 63-vjeçar dhe 37-vjeçarja u panë për një darkë romantike në Londër. Shfaqjet e tyre të përbashkëta vazhduan gjatë gjithë verës, duke kulmuar me pushimet e tyre në Spanjë dhe koncertin e Oasis në stadiumin Wembley
Edhe pse deri atëherë nuk kishin folur publikisht për lidhjen e tyre, fotot e tyre duke mbajtur duart në Vermont i konfirmuan thashethemet.
Ana de Armas, nga ana e saj, ishte e martuar me aktorin spanjoll Marc Clotet dhe ka qenë në një lidhje me Ben Affleck dhe Manuel Anido Cuesta, djalin e adoptuar të presidentit kuban.
© Panoramaplus.al
