Vajza e Monika Lubonjës, Tea Pasko feston sot ditëlindjen dhe nuk mund të mos mungonte urimi i nënës së saj.
Aktorja publikoi një foto përqafuar me të bijën, e cila pozoi toples e mbështetur në trupin e së ëmës, dhe i dedikoi fjalët më të ndjera nga zemra e një nëne.
Ajo u shpreh se Tea është dashuria e saj e përjetshme dhe se falenderon Zotin për dashurinë më të madhe që i ka dhënë.
“Më pyeti një Engjëll : – Cila është dëshira jote për sot?
Ju përgjigja : Bekoj Zotin që më dhuroi dashurinë më të madhe në botë , që është Tea.
Dashuria është forca më e madhe , që ti Tea ke…kjo shëron gjithçka në botë.
Edhe ? Tea ime,dashuria ime e përjetshme deri ne amshim,“- shkroi aktorja krahas imazhit të ëmbël.




