27 Prill, 2018

“Dashuria është për injorantët”, Kastro Zizo kërkon nuse në internet


Para dy ditësh këngëtari Kastro Zizo i habiti të gjithë teksa i ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’ tregoi konceptin e tij për dashurin. Ndonëse ai ka qenë dy herë i martuar deklaroi publikisht se nuk ka rënë asnjëherë në dashuri.

“Unë nuk kam dashuruar asnjëherë. Dashuria është për injorantët”-ka thënë këngëtari, përgjigja e të cilit shkaktoi shumë reagim në studio, por edhe në media.

Kjo deklaratë e kantautorit u komentua gjatë dhe duket që Kastro u lodh nga të gjitha ato që janë shkruar për të dhe ka vendosur të reagojë në një postim që ka bërë në “Instastory”.

“Miq dhe armiq nisur nga deklarata ime e fundit mbi mos dashurimin tim ne jete i kam nja 2 fjalë: Media është një gënjeshtër e madhe kështu që mos i besoni çdo gjë që thuhet. Shpesh herë gjërat bëhen për show apo për befasi momentale. Do thoni ju pse e bëre? Se ashtu mu tek se i kam mundësit për ta bërë. Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj ta bëj! Bëni dashuri dhe dashuroni! P.s jam në kërkim të një super goce për ta martuar”, ka shkruar ai përmbi një foto ku shfaqet një maskë me hundë të madhe.

© Panoramaplus.al