Dashuria është në ajër për Rihannën dhe A$AP Rocky. Këngëtarja e famshme dhe reperi kanë dal hapur, disa javë pasi nisën thashethemet për një romancë mes tyre.
Pasi kaluan së bashku Krishtlindjet në Barbados, çifti udhëtuan drejt Karaibeve ku u fotografuan duke u puthur me njëri-tjetrin.
Kjo është lidhja e parë serioze e këngëtares pas ndarjes nga miliarderi Hassan Jameel në janar, pas një romance gati 3-vjecare.
Në pushimet e tyre në Karaibe, Rihanna dhe A$AP Rocky shoqëroheshin nga dy vajza të tjera.
Këngëtarja shihet e veshur me një fustan elegant ngjyrë jeshile teksa qëndron pranë partnerit të saj të ri.
Dyshja kanë pasur një miqësi të gjatë pasi bashkëpunuan në një remix të këngës “Cockiness” të Rihannës, të vitit 2012.
Më pas reperi iu bashkua në turneun botëror “Diamond” në 2013.
Rihanna ndërkohë ka qenë në një lidhje serioze me miliarderin e Toyota, Jameel, për vite me rradhë ndërsa Rocky ka qenë në romancë me supermodelen Kendall Jenner.








