Padyshim që kur je në pushtet, je gjithnjë në humor të mirë. Prandaj, nuk përbën çudi teksa sheh fytyra deputetësh dhe ministrash të maxhorancës, gjithnjë të qeshur dhe deputetë të opozitës, të vrenjtur dhe në humor aspak të mirë. Klima brenda sallës së Parlamentit i ngjan një situate lufte. Nuk ka një argument për të cilën pozita dhe opozita të jenë në një mendje, me përjashtim të kauzave madhore dhe ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, të cilët i detyrojnë gati-gati me dhunë që të ulen dhe të negociojnë çështje të rëndësishme për vendin.
Por, ama, përfaqësuesit e maxhorancës janë gjithnjë në formë. Mjafton të shohësh këto foto për të kuptuar se sa miqësorë janë ata me njëri-tjetrin. Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, e cila ka zënë vendin e Saimir Tahirit në detyrat për Tiranën, shihet teksa takon dhe përqafon deputetin e vjetër të kësaj Partie, Bashkim Finon. Ditëlindja i ka kaluar tashmë, madje i sollën edhe lule në Kuvend, por mbase Fino mund të ketë pasur ndonjë gëzim tjetër në jetën e tij që po e përqafojnë me kaq dashuri.
Nga ana tjetër, kemi deputetin Eduard Shalsi i cili shfaqet teksa i ka hedhur dorën në qafë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit, edhe pse e akuzuar fort nga opozita për problemin e Teatrit Kombëtar, duket në formë të mirë dhe shumë e qeshur në krah të kolegut.
O sa mirë me qenë në pushtet!!!
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al