8 Tetor, 2020

“Dashuri me shikim të parë”- E njohu gjatë xhirimeve të filmit ndërsa gruaja punonte si kamariere, ylli i Hollywood rrëfen sekretin e martesës 43-vjeçare


Kur Jeff Bridges u takua për herë të parë me bashkëshorten e tij Susan, e cila po punonte si kamariere, ndërsa po xhironte filmin “Rancho Deluxe” në vitit 1975, ai e dinte se ishte “dashuri me shikim të parë”.

Dy vite më vonë çifti u martuan. Ata kanë tre vajza së bashku, Isabelle, 39 vjeçe, Jessica, 37-vjeçe dhe Hayley, 35-vjeçe. Gjithashtu janë gjyshër të Grace, 9, dhe Ben, 5 vjeç.

Në një intervistë për People, aktori zbuloi sekretin e martesës së tij 43-vjeçare.

Ai u shpreh se jetëgjatësia e marrëdhënies me bashkëshorten i atribuohet respektit reciprok ndaj njëri-tjetrit.

“Jemi krejt të ndryshëm si njerëz dhe por kjo na ka bashkur dhe jo larguar,”– rrëfeu 70-vjeçari. “Unë e respektoj mençurinë e saj dhe jam e sigurt që edhe vajzat e bëjnë. Kam qenë vërtet i bekuar.”

Isabelle gjithashtu u shpreh për revistën se martesa e prindërve të saj e frymëzoi përgjatë viteve.

“Ata e duan njëri-tjetrin, pëlqehen dhe kalojnë kohë së bashku,”- tregoi ajo.

Çifti i famshëm u njohur kur aktori po xhironte filmin Rancho Deluxe në Paradise Valley dhe atje punonte Susan punonte si kamariere.

Jeff Bridges është konsideruar si “ylli i filmave” për gati 50 vite dhe është nominuar 7 herë për Oskar, por arriti të rrëmbënte vetëm një çmim për rolin e tij në “Crazy Heart” të vitit 2009.

Aktori u shpreh se familja ka qenë gëzimi më i madh i jetës së tij.

“Koha kalon kaq shpejt dhe është kaq e çmuar. Ta kalosh me njerëzit që do, është pasuria më e madhe,”– përfundoi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al