Angela Martini u martua me Dragos Savoulescu dy vite më parë.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, Angela vendosi të tregojë sekretin e saj për një marrëdhënie të shëndetshme në çift.

“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, iu përgjigj Martini ndjekëses që e pyeti për çelësin e suksesit në këtë fushë.


Për ceremoninë martesore, Angela nuk zgjodhi fustanin tradicional të bardhë, por një fustan të zi dhe pavarësisht faktit se martesa për të u bë shumë shpejt, duket se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

Pak kohë më parë, Dragos pati edhe probleme me drejtësinë, por ngjarja e forcoi edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Bukuroshja seksi është përfolur disa herë për shtatzëni, por në çdo rast ajo i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet.


