31 Maj, 2018

Dashuri e “çmendur”, miliarderi bën tatuazh emrin e këngëtares (Foto)


Kryefjalë e mediave rozë ka qenë lidhja e këngëtares nga Kosova me miliarderin nga Teherani, kjo për faktin e të shkuarës së “errët” të djalit simpatik. Morena Taraku prej kohësh është në një lidhje dashurie me Sasha Sobhani, i cili është mjaft i njohur për jetën e tij super luksoze dhe jo vetëm.

Sasha ka qenë i njohur për skandalet e shumta, fotot me femrat e zhveshura, por edhe për vrasjen e një të riu kohë më parë. Këto nuk e kanë ndaluar bukuroshen nga Kosova që të krijoj një lidhje, ajo ka treguar se është shumë e dashuruar me miliarderin nga Teherani dhe si simbol i ndjenjës së saj, Morena ka zgjedhur të bëj tatuazh emrin e Sashas në trup.

Por duket se kjo dashuri është më se e fortë dhe e dyanshme sepse nuk ka vonuar momenti kur miliarderi ka bërë tatuazh emrin e Morenës. Ka qenë vetë Sasha, ai që ka treguar për këtë vepër dashurie duke publikuar foto të tatuazhit në rrjetin e tij “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al