25 Prill, 2025

“Dashni e përjetshme”- Theo Mal feston ditëlindjen, Fifi i bën urimin e veçantë! Ja çfarë i premton partneri i këngëtares të birit


Djali i këngëtares së njohur, Fifit, feston dy vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim special nga prindërit e tij.

Këngëtarja e ka uruar të voglin Theo Mal, me një postim në Instagram teksa dhe ka publikuar momemnte nga më të ndryshmet me të. Krahas fotove ajo ka bërë një urim mjaft të veçantë për vogëlushin teksa e quan “dashurinë e përjetshme të zemrës”.

Urime 2 vjetori i lindjes dashnia e përjetshme e jetës tem, te don mami bir me krejte qenien e vet,” shkruan Fifi.

Nga ana tjetër partneri i Fifit, Adis Patushi, i ka bërë një tjetër urim vogëlushit në rrjetet sociale teksa ka postuar një video të ëmbël.

“Ma ke gzu jetën e kom me dhon jetën për ty THEO MAL! Gezuar ditëlindjen shpirti im,” shkruan Adisi.

Fifi dhe Adisi janë bashkë prej rreth tre vitesh, fryt i romancës së tyre u  bë Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023.

Kujtojmë që Adisi më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë, Troin.

fifi adis patushi3

© Panoramaplus.al