Pedro Pascal, i cili së fundmi luajti në Gladiator 2, u pa duke ngrënë darkë me Jennifer Aniston , takim ky i cili ndezi thashethemet për një romancë të mundshme.

Sipas Daily Mail, dy aktorët darkuan në The Tower Bar në hotelin Sunset Tower në West Hollyëood për më shumë se tre orë.

Edhe pse ata mbërritën dhe u larguan veçmas, ata u panë nga paparacët duke biseduar jashtë parkingut para se të niseshin. Jennifer Aniston ka zgjedhur një look casual, me xhinse, një bluzë të bardhë dhe një jelek të zi, ndërsa Pascal ka veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, në një stil më rock.

Pedro Pascal e mban jetën e tij personale larg vëmendjes dhe nuk ka asnjë informacion në dispozicion për marrëdhëniet e tij të fundit romantike. Jennifer Aniston, pas divorcit nga Justin Theroux në vitin 2017, nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë lidhje të re. Në intervista ajo i është referuar vështirësive që has në marrëdhëniet e saj personale, duke vënë në pah dëshirën e saj për një marrëdhënie mbështetëse.

Paraqitja e tyre e përbashkët, shkaktoi emocione në internet. Edhe pse shumë menduan se ishte një takim biznesi, shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën shpresën se ishte një marrëdhënie e re. “Po të lutem, shpresoj të jetë romantike!” , ka shkruar dikush, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Ky është ndoshta një takim pune, por Zot do të doja të ishin bashkë”.


