2 Shtator, 2025

Dame Anna Wintour dha dorëheqjen nga posti, zgjidhet redaktorja e re e American Vogue


Chloe Malle do të bëhet redaktore e American Vogue, pasi Dame Anna Wintour dha dorëheqjen nga posti, revista prestigjioze.

Chloe Malle

39-vjeçarja, vajza e aktores Candice Bergen, është ngjitur në renditjen e revistave të modës gjatë 14 viteve të fundit duke u bërë redaktore e Vogue.com dhe duke prezantuar podcast-in e revistës The Run Through.

Emërimi i Malle shënon një epokë të re për revistën, e cila konsiderohet si një nga botimet më me ndikim dhe më joshëse të modës.

Anna Wintour
Dame Anna Wintour

Wintour, manjatja e modës me origjinë britanike, njoftoi se po largohej nga posti në qershor, pasi e mbajti këtë pozicion për 37 vjet.

Në një deklaratë, Malle tha se e kishte kaluar të gjithë karrierën e saj në Vogue duke punuar në çdo platformë.

“Vogue tashmë më ka formësuar atë që jam, tani jam e entuziazmuar me perspektivën e formësimit të Vogue”, u shpreh ajo.

Wintour u shpreh se Malle kishte provuar se ishte e aftë në gjetjen e ekuilibrit midis “historisë së gjatë dhe unike” të Vogue dhe të ardhmes së saj “në vijën e parë të së resë”.

“Jam shumë e emocionuar që do të vazhdoj të punoj me të, si mentorja e saj, por edhe si studentja e saj, ndërsa ajo na udhëheq ne dhe audiencën tonë atje ku nuk kemi qenë kurrë më parë”, tha Wintour.

Gjatë punës së saj në Vogue, Chloe Malle thuhet se ishte përgjegjëse për sigurimin e fotosesionit të revistës me Naomi Biden për dasmën e saj në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022, si dhe një intervistë me Lauren Sanchez përpara dasmës së saj me CEO-n e Amazon, Jeff Bezos.

© Panoramaplus.al