18 Shkurt, 2026

Dalje e rrallë e Leonardo DiCaprio, aktori fotografohet pranë të atit


Aktori Leonardo DiCaprio është fotografuar së fundmi si rrallëherë më parë pranë të atit, George DiCaprio.

Aktori hollivudian u pa teksa vizitonte një restorant të njohur në zonë, i shoqëruar nga babai i tij.

George DiCaprio njihet në SHBA si shkrimtar librash komikë dhe në disa raste është shfaqur edhe si aktor. Megjithëse ka qenë gjithmonë një mbështetje e rëndësishme në jetën dhe karrierën e të birit, ai nuk shihet shpesh në dalje publike përkrah Leonardos.

Për këtë dalje, babë e bir kishin veshur veshje të thjeshta, duke preferuar një stil  larg formaliteteve.

Daljet e përbashkëta të Leonardo DiCaprio-s me të atin janë të rralla, çka e bëri këtë moment edhe më të veçantë për mediat dhe fansat e aktorit.

© Panoramaplus.al