Del videoja me momentet pas aksidentit kur prezantuesi i njohur anglez Ant McPartlin duket i tronditur teksa del nga makina e tij.

Prezantuesi televiziv 42 vjeç, u përplas me dy makina të tjera dhe plagosi një vajzë trevjeçare.

“MailOnline” ka publikuar pamjet ekskluzive të pas incidentit në Richmond, në perëndim të Londrës.
McPartlin u arrestua pasi akuzohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
