25 Prill, 2018

Dafina Zeqiri zbulon se si këngëtari i njohur ka përfunduar duke lypur dhe e ndihmon… (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri prej disa kohësh është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku së fundmi na ka treguar një rast shumë prekë që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi me tren.

Përmes disa postimeve në “Instastorie”, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj gjestin prekës që ka bërë për një burrë të pastrehë që udhëtonte bashkë me të në tren.

Burri i varfër nuk ishte dhe një personazh aq dhe i panjohur për botën e showbizz-it. Bëhet fjalë për këngëtarin e grupit “Rat Pack’s”, Tommy Celli një personazh që pothuajse është harruar dhe tashmë jeton në kushte të vështira jetësore.

Ajo është prekur nga prania e tij dhe i ka dhuruar atij kartën e metrosë me të cilën mund të udhëtojë një muaj falas.

“Ai na bëri të qajmë dhe unë i dhurova kartën time të metrosë me të cilën mund të udhëtojë për një muaj falas. Dashuroni dhe dhuroni kur të mundeni. Zoti do t’jua shpërblejë”, shkruan Dafina.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al