22 Qershor, 2020

Dafina Zeqiri shuan kureshtjen e fansave, zbulon emrin e këngës që ka bërë në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B


Së shpejti materialeve të reja muzikore që pritet të bëhen hit i kësaj vere do ti bashkohet edhe kënga që Dafina Zeqiri ka realizuar me Lumi B dhe Ledri Vulën.

Madje Dafina Zeqiri na ka përmes një postimi në Twitter na ka zbuluar edhe emrin e këngës: “Aman ft. Ledri & Lumi #soon #dafinëmoj”.

Më herët në instagramin e saj Dafina ka zbuluar edhe disa nga momentet ku është shfaqur me grupin, madje në një foto ajo kishte pozuar edhe krah Sara Hoxhës, e dashura e Ledrit tashmë.

Dikur Ledri dhe Dafina kanë qenë në një lidhje, që përfundoi jo me pak bujë në mediat rozë.

© Panoramaplus.al