20 Nëntor, 2019

Dafina Zeqiri së shpejti me një super hit, ja kush është artisti i huaj që do bashkëpunojë (Foto)


Pas bashkëpunimit me Varrosin në këngën ‘Ring Ring’, i cili rezultoi i suksesshëm, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nuk ndalet. Ajo do të sjellë së shpejti një tjetër bashkëpunim i cili pritet të bëhet hit.

Këtë herë Dafi do të bashkëpunojë me një artist të huaj e pikërisht me Gionata Boschetti, emri artistik i të cilit është Sfera Ebbasta. Ai është artist italian i cili bën muzikë trap (zhanër i hip-hop).

Kënga e re pritet të lançohet vitin që vjen dhe këtë e bëri të ditur vetë Dafina përmes një postimi në ‘Instagram’.

‘Ata nuk janë gati…’, shkruan këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

2 0 2 0 ☀️ @sferaebbasta they not rdy…………

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

© Panoramaplus.al