13 Korrik, 2018

Dafina Zeqiri publikon foton romantike me të dashurin: Të dua (FOTO)


Pak javë më parë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u përfol se është ndarë nga partneri i saj Jose, me të cilin kishte kohë që nuk publikonte fotografi me të.

Por sot, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale Dafina i ka hedhur poshtë këto thashetheme. Ajo ka publikuar foto me të dashurin e saj duke e uruar edhe për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen një në një milion. Të dua Papi (Babush)”, shkruan këngëtarja në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Madje çifti duket shumë romantik në foto, teksa Jose i puth faqen Dafinës. Pra dyshja nuk është ndarë, por janë më të dashuruar se kurrë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al