4 Maj, 2018

Dafina Zeqiri provokon duke treguar të pasmet: Eja ikim diku, ku e jotja jam…


Me ardhjen e stinës së ngrohtë të verës, rikthehen edhe pozat provokuese të këngëtareve shqiptare.

Teksa janë rikthyer temperaturat e larta, janë rikthyer edhe pozat provokuese të të famshmeve shqiptare, të cilat ekspozojnë trupin e tyre në plazh apo pishina.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila duket se pushimet këtë vit i ka nisur më herët. Ajo ka postuar së fundmi dy fotografi në “Instagram”, ku provokon jo pak me format e saj seksi.

Siç mund të vihet re edhe nga fotot, këngëtarja e njohur ndodhet në një vend ekzotik, teksa shijon rrezet e diellit në një pishinë.

Ndërkohë në pah Dafina ka vënë të pasmet, duke provokuar jo pak imagjinatën e ndjekësve.

“Eja ikim dikah, ku e jotja jam, e jam e jam aaaa”, shkruan Zeqiri në mbishkrimin e fotografive.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al