Këngëtarja Dafina Zeqiri prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të aludimeve të fansave se aristja është në pritje të ëmbël.

Ndonëse Dafina gjatë një interviste i hodhi poshtë këto aludime, ka qenë partneri i saj Kreshnik Gjergji që mesa duket i ka konfirmuar lajmet.

Ai ka ndarë në llogarinë e tij të Instagram një foto me Dafinën, ku krahas saj ka vendosur emojin e një gruaje shtatzënë dhe atë të një nusje.

Mesa duket së shpejti çiftit do të bëhen prindër për herë të parë.

Disa muaj më parë këngëtarja i tha “po” propozimit për martesë të biznesmenit nga Kosova, ndërsa ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin që këtë vit do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj.



