Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve të dashura për publikun shqiptar, e cila ka lançuar hitet tepër të preferuara si “Shum qef”, “Na”, “Hajde ma knej” e shumë të tjerë.

Këngëtarja përflitet mjaft si për karrierën, ashtu edhe për jetën e saj private, duke u përfshirë here pas here edhe në thashetheme rozë.

Sot Dafina feston ditëlindjen, e për këtë ajo ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, fotografi nga fëmijëria. Ndërsa në “Instastorie”, Zeqiri ka postuar dhuratën e parë që e mori nga nëna e saj.

Në mbishkrimin e fotove të publikuara, këngëtarja ka vënë datën e lindjes, 14 Prill 1989. Duket e pabesueshme, por Dafina mbush sot plot 29 vjeç, ndonëse duket shumë më e re në moshë se aq.

Gjithashtu ajo është suprizuar edhe nga i dashuri e motra e saj, të cilët kanë shkuar në Nju Jork për ta uruar me rastin e ditëlindjes. Në videon e publikuar në “Instagram”, këngëtarja shfaqet mjaft e emocionuar e madje nuk i ka mbajtur dot as lotët.

“Nuk mund ta besoj, burri im dhe motra ime më surprizuan për 29-vjetorin tim në Nju Jork. Së bashku me miqtë e mi më të mirë”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
