Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë marrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Pas disa uljeve-ngritjeve, çifti kanë vendosur të shkojnë drejt martesës.
Këngëtarja ka zbuluar se partneri i saj, i ka propozuar për martesë dhe sigurisht përgjigja e saj ishte “Po!”.
Ajo publikoi një foto ku tregon unazën në gishtin e saj, krahas së cilës shkruan “Pranoj”.
Çifti bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, por më pas ishte vetë këngëtarja që deklaroi ndarjen, duke pohuar se lidhja intime u prishte punë në marrëdhënien si kolegë.
Megjithatë, duket se ata e gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe duken të lumtur së bashku.
Kujtojmë që pas ribashkimit, Dafina edhe natën e ndërrimit të viteve e kaloi me familjen e Geek.
Në atmosferën e festave ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke uruar në çift Vitin e Ri 2021. Këngëtarja ndau në “InstaStory” një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.
Ndërkohë burime për “Panorama Plus” thanë se çifti po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë, e për të nisur jetën si një ”çift i fuqishëm” jo vetëm në jetën private, por edhe në muzikë.








