14 Nëntor, 2023

“Dada ka pushtetin”- Shfaqet krahas Fatmira Becanit dhe Ratit, çfarë po planifikon Luiz me dy këngëtarët e njohur shqiptar?


Fituesi i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli pas daljes nga ky reality show po korr suksese të një pas njëshme në fushën muzikore dhe në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ai është protagonist kryesor.

Ditën e sotme artisti ka postuar në InstaStory një foto me dy këngëtarët e njohur Fatmira Becani dhe Rati.

“Sepse dada ka pushtetin”– ka shkruar Luizi krahas fotos.

Mesa duket treshja po planifikojnë ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa artisti me origjinë nga Shkodra duket shumë i lumtur.

Kujtojmë këngët që Luizi ka publikuar pas daljes nga “BBV” janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë duke u shndërruar menjëherë në “hitet” e momentit dhe duke bërë për vete një numër të madh audience.

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Luizi dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, ndërsa e vogla e tyre është vajzë.

Megjithëse lajmi i ëmbël akoma nuk është konfirmuar nga çifti.

© Panoramaplus.al