Julian Deda është një nga aktorët më të dashur të publikut, i cili kryesisht numëron role në premiera televizive ku ka interpretuar me qindra karaktere.

Këtë të martë ai ka qenë i ftuar në emisionin e paradites ’Kush vjen për drekë’ ku sigurisht mesa batutash ka gatuar specialitetin e tij në kuzhinë , pilaf sade.

Por stafi i emisionit kishte rezervuar edhe një surprizë për Julin, një video me mesazhe nga miqtë e tij, disa prej të cilëve i ka edhe kolegë pune.
Njëri prej tyre është edhe aktori i humorit Albano Bogdo. Ndërsa flet për Julin si karakter ai tregon : ”… Poshtë pamjes së jashtme , atë të njeriut që i thotë gjerat hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai është një njeri shumë i ndjeshëm, shumë shumë i ndjeshëm , është pothuajse, pothuajse gei, sinqerisht. Janë njerëz që jetojnë bukur me valë pozitive’ , tha Albano. Sigurisht pas këtij inserti nuk mungoi edhe e qeshura e Julit në studio që sigurisht e kupton se këto janë batuta mes miqsh të ngushtë.
© Panoramaplus.al
