Ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë, të paktën kështu e kanë cilësuar kritikët dhe shumë prej ndjekësve të futbollit.

Është pikërisht Cristiano Ronaldo, të cilin shpeshherë e shohim përkrah vajzave më seksi në botë.

Në llogarine e tij të “Instagram”-it ai ka më shumë se 121 milionë ndjekës dhe vetë Ronaldo ka vendosur të ndjekë vetëm 388 persona.

E një ndër personat në listën e të “përzgjedhurve” të Cristianos është edhe shqiptarja e njohur, Rita Ora. Dyshja madje kanë pëlqyer shpesh herë postimet e njëri-tjetrit.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
