30 Dhjetor, 2020

Cristiano Ronaldo “mbreti” i Instagram-it, homazhi i yllit portugez për Diego Maradonën, postimi më i pëlqyer i vitit  


Foto që Cristiano Ronaldo publikoi në Instagram si një homazh për legjendën e futbollit, Diego Maradona, është shpallur statusi me më shumë “like” dhe komente në Instagram.

Pas lajmit të trishtë për vdekjen e Maradonës, ylli portugez ndau me 249 milionë ndjekësit e tij një foto bardh e zi e futbollistin e ndjerë dhe shkroi: “Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë.”

Ky postim u kurorëzua si më i pëlqyeri në Instagram për këtë vit. Foto është publikuar më 25 nëntor dhe ka grumbulluar deri tani mbi 19.6 milionë pëlqime.

Në vendin e dytë në renditje është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Pesë postimet me më shumë like dominohen nga humbjet tragjike, pasi vendin e tretë e zë postimi i Lionel Messit për Maradonën me 16.4 milionë pëlqime dhe vendin e katërt e zë njoftimi për vdekjen e papritur të Chadwick Boseman në llogarinë zyrtare të yllit të Black Panther në muajin gusht.

Vendin e pestë e mban postimi i ylli të basketbollit LeBron James,për vdekjen tragjike të Kobe Bryant në aksidentin me helikopter.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al