Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë shijuar mbrëmë një darkë shumë romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar Georgina-n me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Georgina në rrjete sociale.

“Dashuria ime, Cristiano”, shkruante Geogrina krahas fotos ku tregonte surprizën që i kishte bërë partneri.
Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodriguez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit.

E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldo-s, por ja që ai ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.
© Panoramaplus.al
