Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pasi sollën bashkëpunim nën titullin “Vetëm ti” u përfol se janë në një lidhje dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Çifti është parë disa herë në publik në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por dy ditë më parë disa postime në Instagram nga ata të dy na konfuzoi paksa. Eni shkruante: ‘Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta’.

Ndërsa Genci shkroi: “Ti e vrare dashninë e ma le armën në dorë…”. Mirëpo pas këtyre postimeve që tregojnë ndarje apo zënkë, Eni Koçi ka dhënë lajmin e shumëpritur. Ajo ka njoftuar fansat se së shpejti do të sjellë këngën e re. “Kush është gati për këngën e re?”, shkruan Eni.

© Panoramaplus.al

