Selena Gomez e mbylli zyrtarisht kapitullin me Justin Bieber një vit më parë, kur publikoi këngët “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”.

Tashmë, këngëtarja po mundohet të ndjekë zemrën dhe të bëjë atë që e bën të ndihet e lumtur.

Pas thashethemeve se Gomez ka nisur një romancë të re me lojtarin e “NBA-së”, Jimmy Butler, “Elle” raporton se 28-vjeçarja nuk është ende gati për të nisur një marrëdhënie serioze.

“Selenës i ka pëlqyer të shoqërohej me Jimmy, por ajo mendon se ende nuk e ka gjetur personin ideal”, raporton media ndërkombëtare. “Ajo do të dalë në takime me të, por nga ana tjetër i pëlqen të jetë vetëm. Ajo nuk po nxiton për asgjë.

Selena është duke u përqendruar në atë që e bën atë të lumtur dhe të ndihet mirë, pavarësisht nëse është një marrëdhënie apo jo. Ajo kërkon që partneri i saj të jetë i qëndrueshëm, ta mbështesë, të jetë i zgjuar, me sens humori dhe besnik”.

Ndër të tjera, “Elle” shkruan se Selena, Justin dhe bashkëshortja e tij, Hailey, janë lodhur të gjithë nga konflikti imagjinar Selena-Hailey. Ata të tre thjesht duan që ta harrojnë të shkuarën dhe të përqendrohen tek e ardhmja dhe tek gjërat pozitive.

Selena Gomez është rrëfyer pak ditë më parë për lidhjen e saj me Justin Bieber dhe The Weeknd, duke thënë se po pret me durim për personin e duhur pas ndarjes nga yjet botërore.



