Prej kohësh tashmë po qarkullojnë lajmet se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer bashkë.

Ditën e djeshme, Loredana ka fluturuar për në Kosovë, por fansat kanë kapur disa detaje, të cilat të bëjnë të dyshosh se ky udhëtim i saj lidhet me Mozzik.

Ata janë fotografuar të dy në aeroportin e Prishtinës dhe nën shoqërinë e personave të njëjtë.

Për këtë arsye, fansat e këngëtares aludojnë se reperi ka qenë aty për ta pritur.

Pak ditë më parë, u mësua se ata ndjekin njëri-tjetrin në TikTok dhe më pas filloi të qarkullonte një video, ku të dy shfaqeshin duke bërë shopping në Gjermani.

Për më tepër, fansat kanë kapur detaje edhe në veshje, pasi çifti është shfaqur me të njëjtën bluzë.

Ndërkohë, tre ditë më parë, Loredana komentoi me një emoji zemër në videon e saj dhe të Mozzik teksa bënin shopping në Gjermani.
© Panoramaplus.al
