Reperi i njohur, Capital T ka fshirë papritur të gjitha postimet në llogarinë e tij në Instagram.

Për më tepër, në foton e profilit, ai nuk ka më imazhin e tij, por atë të një skulpture, që është edhe imazhi kryesor i albumit të ri, të titulluar “Skulpturë”.

Ai pritet të lancohet më 1 tetor dhe “zhdukja” e tij mund të lidhet më këtë fakt.

Prej disa ditësh, reperi ka qenë kryefjala e mediave, pasi është përfolur për një lidhje me modelen bukuroshe Adrola Dushi.

Megjithatë, gjatë një intervistem Adrola u shpreh se mes tyre nuk ka asgjëmë shumë se një miqësi të mirë.





