11 Prill, 2018

Çmimi marramendës i veshjes së Xhensilës te festa e ditëlindjes dhe detajet e veçanta te torta (FOTO)


Një ditë më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj, festoi 25-vjetorin e lindjes. Për këtë rast ajo bëri një festë përrallore ku mblodhi familjarët, miqtë dhe të afërmit e saj.

Në festën e saj, Xhensila u shfaq e veshur me një fustan blu i dizajnuar me disa figura dhe që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë këngëtarja fustanin e kishte shoqëruar me një palë taka gri me xixa. E gjithë veshja e Xhensilës ka kushtuar 1091 euro. Faqja “whattheywearin” ka zbuluar se fustani kushton 616 euro ndërsa takat kushtojnë 475 euro.

Por përveç veshjes, edhe një diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e të ftuarve dhe të fansave të këngëtares së njohur. Është pikërisht torta e ditëlindjes.

 

Nga fotot që vetë Xhensila na ka zbuluar, torta ka qenë dykatëshe ku gërshetohej ngjyra e bardhë dhe rozë, si për të simbolizuar edhe ardhjen shumë shpejt në jetë të një vajze.

Dy unaza në qendër të tortës, nuk mund të kalohen pa u vënë re. Në mes qëndron numri 7, i cili nënkupton se Xhensila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Dallohet edhe një kornizë e argjendtë ku mbart foton e parë publike të çiftit, për lajmin e shumëpritur se një fëmijë do të vinte në jetë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al