Lady Gaga është çmendurisht e dashuruar pas të dashurit të saj, Michael Polansky.

Për fat, duket se romanca mes dyshes po shkon shumë mirë, pohojnë burime të afërta për “PEOPLE”.

Prej një viti, artistja është në një lidhje me investitorin e teknologjisë. Historia e dashurisë u bë zyrtarisht publike nga ana e tyre, gjatë ceremonisë së përurimit të presidencës së Biden-it në Uashington, ku pas performancës së 34-vjeçares në skenë, çifti u fotografua duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

“Gaga pati një shpërthim gjatë inaugurimit dhe ndjehej vërtet mirë. Është shumë e lumtur pranë Michael-it dhe është tepër mirënjohëse për mbështetjen e tij”, shtojnë më tej burimet.

Vitin e shkuar, burime thanë se ata kishin formuar një lidhje të thellë shpirtërore, pasi që të dy ishin përqendruar në realizimin e ndryshimeve pozitive në botë, përmes profesioneve që kanë.

“Ata po punojnë shumë të dy dhe po kontribuojnë në projekte bamirësie. Duan të ndihmojnë aty ku munden”, u tha asokohe, duke shtuar se përgjatë karantinës, çifti kishte qëndruar bashkë, duke u përpjekur në krijimin e mundësive të shumta ndihmuese, për probleme të ndryshme.

Duket se pas një periudhe të vështirë, ndarja nga ish i fejuari, Christian Carino, në vitin 2019 apo problemeve me shëndetin mendor (përgjatë viteve, Gaga është shprehur se trauma e përdhunimit në moshën 19-vjeçare e përndiqte vazhdimisht), Gaga po ndihet shkëlqyeshëm!


