4 Prill, 2018

“Çmenden” vajzat shqiptare, mësuesi më seksi në botë ndodhet në Shqipëri (FOTO)


Modeli i njohur italian i cili njëkohësisht është dhe mësues që jep lëndën e matematikës në Londër, ka ardhur në Shqipëri.

 

Bëhet fjalë për Pietro Bosellin, i cili njihet si mësuesi më seksi në botë, pasi ka bërë që shumë femra të çmenden pas tij. E mesa duket edhe vajzat shqiptare “lënë kokën” pas tij.

Pietro ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” dy fotografi, ku ka njoftuar ndjekësit e tij se ndodhet në vendin tonë.

 

E sigurisht që admirueset shqiptare i kanë uruar mirëseardhjen dhe madje e kanë ftuar në shkollat e tyre për të dhënë mësim.

Ndërkohë ai nuk ka bërë të ditur shkakun e ardhjes së tij në Shqipëri, por mund të ketë ndonjë projekt. Së fundmi Boselli ka qenë pjesë e setit fotografik të Jennifer Lopez për revistën “Harper’s Bazaar”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al