Kishte kohë që Fernando i kërkonte mamasë së tij një qen, e mesa duket këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka vendosur që t’ia plotësojë dëshirën.

Në një postim në “Instastory”, ajo ka publikuar një foto ku na prezanton me anëtarin e ri të familjes. Ai është një qenush i bardhë, ku nënë e bir kanë vendosur që ta quajnë Tobi.

Kjo nuk është hera e parë që ajo mban një qen, pasi edhe kur Fernando ishte fare i vogël, këngëtarja zgjodhi të kishte një qenush në familje.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
