Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej kohësh janë në një marrëdhënie, megjithëse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por çifti shihet kudo bashkë. Të dy janë shprehur se duan të tregohen të rezervuar për këtë lidhje dhe nuk duan të jenë një çift showbizi për shkak edhe të faktit që janë prindër dhe nuk duan që asgjë t’i afektojë fëmijët e tyre.

Mbrëmjen e djeshme duket se çifti ka darkuar bashkë me disa miq të tyret. Çiljeta ka postuar një fotografi prej një restoranti në Tiranë ku i uronte dashuri të përjetshme çiftit Krasniqi. Bëhet fjalë pikërisht për futbollistin e Partizanit Gezim Krasniqi dhe bashkëshorten e tij Erglina. Gezimi dhe Albani janë miq dhe kolegë tek Partizani. Mbremjen e djeshme mbrojtësi ka festuar ditëlindjen dhe kjo e ka bërë të mblidhet të festojë me miq të ngushtë.

© Panoramaplus.al

