20 Shtator, 2017

Çiljeta pranon për herë të parë lidhjen me Alban Hoxhën, ja pse tregohem e rezervuar


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e ftuar në emisionin “Rudina”, ka pranuar për herë të parë që është në një lidhje me portierin Alban Hoxha.

 

“Nuk dua të flas për këtë temë. Thjeshtë jemi të dy të rezervuar. Nuk na pëlqen të jemi çift showbizi.

Ne duam ta ngremë këtë që kemi ndërtuar bashkë. Jemi dy njerëz të rritur dhe familjarë dhe jemi persona publik të dy. Kjo gjë na penalizon për ta mbajtur dashurinë tonë larg vëmendjes së media. Jemi të rezervuar vetëm për t’u mbrojtur nga portalet.

Përtej personazhit publik, ne jemi njerëz të thjeshtë. Unë jam një nënë e përkryer për djalin tim, ndërsa ai është një baba i përkryer për djalin e tij” , tha këngëtarja.

 

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al