11 Maj, 2018

“Cila nga ju është i çik më divë?”, Ermal Mamaqi fut në sherr Rovena Dilon me koleget (VIDEO)


Në “Xing me Ermalin” këtë të shtunë do të jenë të ftuara 4 Divat e muzikës shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.

Katër këngëtaret do të flasin më shumë mbi koncertin live “Divas show” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, por gjithashtu do t’ju argëtojnë të gjithëve teksa i përgjigjen pyetjeve të intervistës.

“Cila nga ju të katërta është çik kështu si…”, është pyetja që Ermali u drejton Rovenës, Irmës, Besës dhe Enedës.

Neser Besa,Rovena,Eneda dhe Irma sherr live në Xing me Ermalin. Sh gallatë.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Na fute në sherr”, i përgjigjet Rovena por se çfarë ka ndodhur në vazhdim na mbetet ta zbulojmë nesër, ku 4 Divat jo vetëm që do japin një intervistë ku do të zbulojnë të pathëna, por do t’ju bëjnë të qeshin edhe me lojërat në studio e gjithashtu në fund do performojnë në skenë një nga këngët më të bukura. /xing.al/

© Panoramaplus.al