14 Dhjetor, 2020

“Çikë sa 10 djem”- Feston sot ditëlindjen, Tayna thyen rregullat e Covid-19 dhe organizon një super festë


Reperja e njohur, Tayna, sot feston ditëlindjen dhe sapo ora ka shënuar 00:00, i ka bërë vetes urimin më të bukur.

tayna (2)

Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet super seksi, krahas së cilës shkroi:

tayna (1)

Më 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çikë sa 10 djem për familje, e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirënjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!

tayna (8)

Këtë ditë të veçantë, Tayna e ka pritur nën shoqërinë e miqve e personave më të afërt, duke organizuar një festë të madhe ditëlindjeje, që bie në kundërshtim me rregullat anti-Covid.

Reperja kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, të ngushtë, i cili i nxirrte në pah gjoksin.

Të ftuarit kanë ndarë video të shumta nga festa, ku Tayna shfaqet duke kërcyer, duke fryrë qirinjtë, si dhe duke prerë tortën.

tayna (5)

© Panoramaplus.al