26 Dhjetor, 2025

Çiftit të famshëm shqiptar i ndodh e papritura, bien pre e vjedhjes në Maqedoninë e Veriut! Kërkojnë ndihmën e qytetarëve


Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e famshëm shqiptar, Adri dhe Ilirjana, të cilët u është vjedhur gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut.

adri ilirjana

Dy këngëtarët kanë kërkuar ndihmën e ndjekësve për të gjetur automjetin e tyre.

 “Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasi që edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.

Dyshja e njohur e këngëtarëve u martuan në tetor të vitit të kaluar pas disa vitesh lidhjeje.

© Panoramaplus.al