17 Janar, 2025

Çifti Obama drejt ndarjes? Thashethemet në qarkullim: Ish-Presidenti ka tradhtuar bashkëshorten e tij me aktoren e njohur hollivudiane!


Një thashethem është ndarë nga mediat ndërkombëtare, se çifti ish-presidencial i SHBA-ve, Barack dhe Michel Obama janë drejt ndarjes, për shkak të një personi të tretë, që supozohet se mund të jetë aktorja hollivudiane Jennifer Aniston.

Sipas DailyMail, gjithçka nis me mospjesëmarrjen e Michelle Obama në inaugurimin e Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve, një traditë kjo amerikane ku ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë duhet të marrin pjesë në ceremoni. Po kështu, ish-Zonja e Parë, nuk la pas pushimet e saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit të SHBA-ve, Jimmy Carter, event ky, ku Barack Obama ishte i pranishëm, madje i ulur ngjitur me Donald Trump.

Sipas gazetës DailyMail, çifti Obama po përjeton një krizë martesore.

Mendohet se arsyeja e kësaj krize të jetë një tradhti e Barack Obama me aktoren Jennifer Aniston, gjë që është mohuar nga kjo e fundit.

Skenarët për një marrëdhënie mes Barack dhe JenniferThashethemet për probleme të mundshme në martesën e Obamës u forcuan kur revistat tabloid e lidhën Barack me Jennifer Aniston.

Tetorin e kaluar, ylli i “Friends” me origjinë greke hodhi poshtë e një reviste amerikane se ajo dhe Barack kishin një lidhje. Aniston deklaroi se Barack Obama e ka takuar vetëm një herë, ndërsa bashkëshorten e tij, Michelle Obama, e njeh më mirë.

“E kam takuar vetëm një herë. Unë e njoh Michelle më mirë”, tha aktorja.

Në veçanti, gjatë paraqitjes së saj në Jimmy Kimmel Live!, aktorja prezantoi një kopertinë reviste të titulluar “The Truth About Jen and Barack”.

Kopertina shkruante se Michelle Obama është “tradhtuar pasi Aniston vjedh vëmendjen e burrit të saj” dhe se Aniston dhe Barack janë “të fiksuar pas njëri-tjetrit”.

Aniston sqaroi se thashethemet që e lidhin atë dhe 63-vjeçarin Barack janë “absolutisht të pavërteta.

Kimmel më pas pyeti me shaka: “A ka ndonjë të vërtetë për ju dhe Michelle që ne duhet ta dimë?”

Aniston tha me një buzëqeshje: “Kjo nuk është e vërtetë.”

 

 

© Panoramaplus.al