1 Dhjetor, 2020

Çifti i parë i “Përputhen? Ana Lleshi dhe Fatjon Kuqari i japin “duart” njëri-tjetrit, Melisa Lleshi ndërmerr veprimin e papritur


Edhe pse në fillim të gjithë menduan se ata do të jenë çifti i parë i “Përputhen”, papritur gjërat mes Ana Lleshit dhe Fatjon Kuqarit ndryshuan.

ana lleshi, melisa lleshi, fatjon kuqari (2)

Në puntatën e djeshme, dyshja la të kuptohej se nuk do të jenë bashkë.

ana lleshi melisa lleshi (7)

Të premten, ata u përball në studio dhe Ana Leshu u shpreh se i kishte prerë vetëm një biletë Fatjon Kuqarit, për vajtje e jo për kthim.

ana lleshi, melisa lleshi, fatjon kuqari (6)

Nisur nga kjo, konkurrenti vazhdoi “batutën”, duke thënë se biletën e kthimit e pret vetë.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (8)

Ndërkohë, në puntatën e djeshme, Ana Lleshi theksoi se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund dhe nuk harroi të falënderonte Melisa Lleshin, pasi takimet e saj me Fation Kuqarin e bënë 26-vjeçaren të shohë një pjesë tjetër të karakterit të tij.

ana lleshi fatjon kuqari beart (8)

Ne flasim si dy fëmijë dhe jo si të rritur, ashtu siç na takon të flasim. Të bëjmë një sqarim të denjë për situatën tonë.

Mendoj që pas atij sqarimi uroj që ta kuptojnë të gjithë ashtu siç unë desha të shprehesha, që ai ka vetëm një biletë vajtjeje dhe s’ka kthim.

Pas shumë e shumë debatesh, dua t’i them Melisës faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”.

ana lleshi, melisa lleshi, fatjon kuqari (1)

Ndërsa Melisa Lleshi, pas diskutimeve në studio, dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si u soll Fatjon Kuqari me Anën.

ana lleshi melisa lleshi (6)

Tek përballja me Anën doja të shikoja se sa i vendosur është Fatjoni për atë që thotë.

Unë e kam parë vendosmërinë e tij kur thonte që është zbehur me Anën, por unë nuk e pashë këtë zbehje tek përballja e tyre”.

ana lleshi melisa lleshi (8)

Përplasja e dy rivaleve javën e kaluar duket se ka zbehur edhe marrëdhënien mes tyre dhe tashmë kanë vendosur mos të kenë asnjë komunikim.

ana lleshi melisa lleshi (5)

Unë nuk dua të kem asnjë kontakt me Anën, prandaj vendosa që ta hiqja nga followers-at e mi në rrjete sociale.

Mënyra se si ajo më është drejtuar atë ditë nuk më pëlqeu. Nuk e vlerësoj mendimin e saj, momentin kur ma tha dhe mënyrën se si ma tha”.

© Panoramaplus.al