Ndarjet dhe ribashkimet e tyre kanë bërë bujë në mediat e huaja, por tani duket se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes zyrtarisht, vetëm pak kohë para dasmës.

Bëhet fjalë për Nikki Bella dhe John Cena të cilët anuluan përfundimisht planet e dasmës dhe po jetojnë të ndarë. Çifti ka tentuar disa herë që rregullojë marrëdhënien, që kur thanë se prishën fejesën në muajin prill.

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në këtë vendim luante edhe fakti se ata kanë qëndruar prej disa kohësh të ndarë pasi Nikki ishte e zënë me xhirime, ndërsa John ishte në Kinë. Ndaj e kanë kuptuar se nuk mund të vijonin më bashkë.



