Në shtator të vitit 2018, këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe Hailey Baldwin i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Ndërkohë në një intervistë për “Vogue” ata kanë zbuluar sekretet e marrëdhënies së tyre. Çifti ka rrëfyer se suksesi i romancës së tyre 12-javëshe para se të martoheshin lidhet me shtratin.

Justin dhe Hailey kanë thënë se nuk kanë kryer marrëdhënie para martesës dhe mesa duket ka qenë një nga vendimet më të mira që kanë marrë.
Këngëtari me famë botërore është shprehur se ishin bindjet e tij fetare që, përfundimisht e detyruan të hiqte dorë nga ajo gjë e zakonshme, tek e cila 20-vjeçarët janë të interesuar kur lidhen.

Gjatë kësaj interviste, Justin ka shtuar se kishte një problem të njohur me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale.
E mesa duket feja ka qenë pjesë e miqësisë së Justin dhe Hailey. Ata u takuan në qershor gjatë një meshe në një kishë dhe ishte ai takim që i dha atyre shkëndijën se nuk do të mbesnin vetëm miq.

“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”, shprehet Justin.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
