Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen, aktorët e famshëm nga Turqia, duket se kalojnë krizë në martesën e tyre vetë pak kohë pas celebrimit.
Sipas mediave turke, e gjithë kjo ka ndodhur si shkak i xhelozisë së tepruar të aktorit, i cili i ka ndaluar shumë gjëra bukuroshes turke ndërsa së fundi, duket se i ka kaluar të gjitha kufijtë.
Ai nuk kishte pranuar që të shoqërohet nga bashkëshortja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit turk të revistës “GQ”. Kur u pyet se pse nuk ishte i shoqëruar nga Evcen, aktori kishte pohuar se shkaku i angazhimeve filmike, nuk ka mundur ta shoqërojë.
Megjithatë, në momentin që po iu përgjigjej gazetarëve aktori, Evcen publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram me mesazhin duke pushuar në shtëpi, të cilin disa orë më vonë u detyrua ta fshij. Kjo ka bërë që mediat turke të aludojnë se çifti ka prishur marrëdhëniet dhe pritet që shumë shpejt të shkurorëzohen, vetëm një vit pas kurorëzimit të lidhjes me martesë.

