16 Nëntor, 2020

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes pas shtatë vitesh dhe dy fëmijësh së bashku: Përparësia për ne janë…


Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare. Nuk dihet se çfarë ndikoi në vendimin e çiftit, por ndarja ka qenë miqësore dhe ata kanë vendosur të ndajnë bashkë kohë si prindër të dy fëmijëve të tyre.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (2)

Ndarja ndodhi në fillim të vitit,” –tha për “People” një burim pranë çiftit. “Ka qenë miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme bashkë-prindërimi. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes.”

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (1)

Në vitin 2013, Wilde u shpreh gjatë një interviste se kur e kishte parë për herë të parë kishte menduar se Jason ishte shumë simpatik, por aktori nuk kishte marrë as mundimin më të vogël për t’i marrë numrin e telefonit.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (1)

Wilde dhe Sudeikis kanë bashkë djalin Otis Alexander, 6 vjeç dhe vajzën Daisy Josephine, 4 vjeç.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (5)

Dyshja filloi të frekuentohej në nëntor të vitit 2011 dhe Sudeikis i propozoi menjëherë pas pushimeve në 2012-ën.

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (0)

© Panoramaplus.al