
Një çift australian kanë përjetuar momentin më të tmerrshëm të jetës së tyre kur zbuluan se kishin humbur unazat e martesës dhe të fejesës prej diamanti.
Ata po rinovonin shtëpinë e tyre në periferi të Melbourne dhe hodhën një sasi të madhe mbeturinash në qendrën e grumbullimit të plehrave.
Por kur u kthyen në shtëpi kuptuan se aksidentalisht hodhën një kuti të vogël bizhuterish që mbante brenda unazat e fejesës dhe martesës.
Menjëherë telefonuan qendrën e mbledhjes së mbeturinave për t’i informuar për unazat.
Kur mbërritën atje, mbledhësit e plehrave dhe punonjësit e këshillit të qytetit hapën kontejnerin që përmbante 30 ton plehra, midisi tyre kuti kartoni, mobilie dhe në fund të saj çifti gjeti kutinë rozë të bizhuterive me unazat brenda.
© Panoramaplus.al
