Një hulumtimi i kryer nga Universiteti i Indianës zbulon se njerëzit bëjnë shumë më tepër seks përgjatë pushimeve, si këto ditët e fundvitit.

Hulumtimet e publikuara në revistën shkencore Scientific Reports na tregojnë se kjo ndodh kryesisht sepse gjatë kësaj periudhe ndihemi më të lumtur, më të sigurt dhe më të qetë.
Sidomos në shoqëritë e krishtera, periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri krijon një interes dukshëm më të madh për seksin sesa për Pashkët. Një shpjegim i mundshëm është se në Krishtlindje dhe Vitin e Ri njerëzit ndihen më shumë si familje, për shkak se kalojnë ma shumë kohë pranë njërit tjetrit.
”Efekti anësor ” i këndshëm i këtij interesi seksual të rritur është se numri i lindjeve të fëmijëve rritet tradicionalisht nëntë muaj më vonë, domethënë në muajin shtator të çdo viti.
© Panoramaplus.al
