26 Dhjetor, 2024

Christina Aguilera heq dorë nga bjondja, këngëtarja “çmend” ndjekësit me look-un e ri për Krishtlindje


Këngëtarja Christina Aguilera duket se i i ka pritur ndryshe Krishtlindjet këtë vit pasi është shfaqur me një look të ri.

Teksa ka pozuar për disa foto në Instagram, këngëtarja shfaqet me një ngjyrë të re flokësh duke lënë pas bjonden e cila e ka shoqëruar prej disa kohësh.

Edhe pse ylli eksperimenton shpesh me pamjen e saj, këtë herë ndryshimi ka qenë mjaft i guximshëm pasi ajo pozon me flokë rozë, duke ngrënë karamele Krishtlindjesh.

Në foto të tjera, ajo është fotografuar në dhomën e saj të ndenjes, ndërsa në disa të tjera ajo duket jashtë në dëborë, duke pirë shampanjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)

 

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja i dërgoi urimet më të mira ndjekësve të saj.

“Gëzuar Krishtlindjet,” ka shkruar Christina Aguilera.

 

© Panoramaplus.al